Plazh ne Zakynthos (Early Booking) ➡Korrik & Gusht 2020 — 5 Dite— Cmimi nga €255!

❗❗CMIMET EARLY BOOKING JANE TE VLEFSHME PER REZERVIME DERI ME 31 MARS❗❗

PLAZHET QE VIZITOJME
🔹Laganas Beach
🔹🔸Lundrim me traget dhe plazh ne Zakynthos si Navagio Beach etj.
🔹Porto Zoro
🔹Banana Beach
🔹Tsilivi Beach
🔹Akuaparku “Zante Water Viallage”
🔸Vizite ne qytetin kryesor te Zakynthos, ne Zante

👉Akomodim ne HOTEL STRADA MARINA  4 Yje ne ZAKYNTHOS, ne qender te qytetit Zante dhe buze detit.
(qyteti Zante eshte qyteti kryesor i Zakynthos dhe qendra e te gjitha aktiviteteve te organizuar gjate veres ne ishull)

👉MENGJESI DHE DARKA – BUFFE E HAPUR

👉Lundrim me Traget dhe plazh ne Navagios, Shipwreck dhe ishullin e breshkave


Ky udhetim do te realizohet ne datat e nisjeve si me poshte👇
Nisje 8 Korrik  – 5 Dite PLAZH – Cmimi €255
Nisje 15 Korrik  – 5 Dite PLAZH – Cmimi €265
Nisje 22 Korrik  – 5 Dite PLAZH – Cmimi €265
Nisje 29 Korrik  – 5 Dite PLAZH – Cmimi €280
Nisje 5 Gusht – 5 Dite PLAZH – Cmimi €290
Nisje 12 Gusht  – 5 Dite PLAZH – Cmimi €290
Nisje 19 Gusht  – 5 Dite PLAZH – Cmimi €280
Nisje 26 Gusht – 5 Dite PLAZH – Cmimi €265


Itinerari i detajuar i udhetimit
👇👇👇
DITA 1: PLAZH NE ZAKYNTHOS (Laganas Beach)
*Nisja nga Tirana ne oren 00:10 nga sheshi Piazza (mbrapa muzeut kombetar)
*Ndalesa te shkurtra rruges. Kalimi i kufirit nga pika kufitare e Kakavijes
*Vazhdimi udhetimit duke pershkruar qytein e Janines dhe me pas autostraden IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janines me qytetin e Patres per te shkuar me pas drejt portit te Kilinit ku do te marrim tragetin per ne Zakynthos.
*Mberritja ne Zakynthos dhe akomodimi ne hotel Strada Marina 4 Yje, ne Zante ne qytetin kresor te ishullit
Pas akomodimit ne hotel transferohemi ne Laganas beach (9 km larg Zantes)
Kohe e lire per plazh ne Laganas.
(Klientet qe nuk deshirojne te vijne ne Laganas, mund te shfrytezojne pishinen e hotelit, e pozicionuar ne taracen e tij)
Pasdite kthimi ne hotel
*Darka ne restorantin e hotelit
***Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirshem ne Zante duke frekuentuar cdo aktivitet te saj.


DITA 2: PLAZH NE ZAKYNTHOS (Shetitje me traget ne Navagios)
*Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit  do te nisim aventuren BLU, ku ne portin e Zante na pret trageti per te vazhduar lundrim drejt nje prej plazheve me te famshem boteror is NAVAGIOS BEACH (Shipwreck)
Udhëtimi ynë fillon në orën 9.30, ndërsa nisemi drejt veriut përgjatë bregut lindor ose Zakynthos duke kaluar plazhet e Tsilivi dhe Planos me peisazhet e tyre perrallore. Pasi të kalojmë plazhet me rërë të Alikanas dhe Alikes, arrijmë në Shën Nikollën e përgjumur në veri, një nga fshatrat më idilikë të ishullit. Ndalesa jonë e parë është tek SHPELLAT E FAMSHME BLU, ku reflektimi diellit ne brendesi te shpelles krijon lojra me ngjyra te purpurte, të kuqe dhe blu ne muret e shpelles.
Vazhdimi i udhetimit rreth kepit SKINARI ku do te veshtrojme nga larg nje nder qytezat me te vjeter te Zakynthos, dhe vazhdimi i lundrimit me thelle për në Jug te ishullit ku nese do te jemi me fat, do te mund te shohim edhe delfinë!
Ndalesa jonë tjetër 1 orë është vërtet befasuese, diçka që shumë prej jush e keni parë më parë por deri tani vetëm në kartolina, si plazhin e famshem NAVAGIOS BEACH (ose ndryshe i njohur si SHIPWRECK).
Kohe e lire per plazh dhe per te shijuar bukurine perrallore te Navagios.
Pas qendrimit ne Navagios vazhdimi i lundrimit drejt ku ju keshillojme te mbani celularet tuaj gati pasi lundrojme pergjate Lagunës fantastike të Porto Vromi, i cili është fshati më i vjetër i peshkatarve të Zakynthos dhe ka dy porte natyrale plot me varka peshkimi. Ne Porto Vromi do mund te shikoni dhe “Fytyren e Poseidonit” te gdhendur në shkëmb.


Pas kësaj, lundrimi vazhdon ne Shpellat e Delfinave, një kompleks prej rreth njëqind shpellash. Në njërën prej tyre trageti futet brenda dhe ndalet ne brendesi per t’iu krijuar mundesine per fotografi. Gjithashtu nëse jeni mjaft me fat do të mund te shikojme perseri disa delfinë.
Aventura jone blu vazhdon duke lundruar me në jug ku do të vizitojmë Shpellat e famshme të Keri. Këto shpella te cojne shumë thellë brenda maleve të Keri.
Me pas kohe e lire per plazh dhe për një not freskues në plazhin Oasis.
Nuk ka mbaruar me kaq ndaj bëni gati celuaret tuaja përsëri për ishullin e Marathonissi. Shumë vite më parë Marathonissi ishte lidhur me rrip tokesore me Zakynthos. Ky ishull është i famshëm për breshkat Caretta-Caretta te cilet jane edhe simbolin e Zakynthos. Nëse jeni mjaft me fat dhe breshkat nuk janë të ndrojtura nga celulari juaj, do të keni mundësi të kapni ne foto një nga momentet tuaja më të paharrueshme të ketyre pushimeve.
Ndalesa e radhes dhe fundit do te jete për të bere plazh dhe per te notuar në plazhin e Mavratzi ose Geraka në Vasiliko.
Gjatë kthimit për në qytetin e Zantes-it,  do te pershkrojme  disa nga plazhet me breg te gjërë si Porto Zoro, Banana Beach, Porto Roma & St. Nickolas Beach, Argasi… plazhe qe do i vizitojme gjate 3 diteve ne vazhdim se bashku me autobuzin e agjensise ku do shijojme ditet duke pushuar
*Kthimi ne portin e Zantes rreth orës 18:00 pasdite. (Kjo shetije e mrekullueshme kushton 25 euro dhe eshte me extra pagese)
*Darka ne restorantin e hotelit
***Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirshem ne Zante duke frekuentuar cdo aktivitet te saj.


DITA 3: PLAZH NE ZAKYNTHOS (Porto Zoro)
*
Mengjesi ne hotel
*Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Porto Zoro (17 km ne jug-perendim te ishullit). Porto Zoro eshte nder plazhet me te njohur te Zakynthos per shkak edhe te vendodhjes se tij midis qytezave Agrasi dhe Vasilikos, duke kombinuar bukurite e dy fshatrave ne nje plazh te vetem.
*Kohe e lire per plazh ne Porto Zoro deri pasdite
*Kthimi ne hotel pasdite
Darka ne restorantin e hotelit
***Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirshem ne Zante duke frekuentuar cdo aktivitet te saj.


DITA 4: PLAZH NE ZAKYNTHOS (Zante Aqua Village)
**Mengjesi ne hotel
➤Akuaparku “ZANTE AQUA VILLAGE”.
Pas mengjesit vazhdojme udhetimin drejt nje nder Akuaparkeve me te medhenj te Greqise si Zante Aqua Village, i ndodhur vetem 4 km larg hotelit, eksperienca ne Zante Aqua Vialles eshte per tu mos u humbur.  Me nje siperfaqe prej 40.000 m2, duke poseduar rreshkitese te ndryshme, me siperfaqe te ndryshme dhe shpejtesi te vecanta per secilen, i pajisur gjithashtu edhe me nje piste garash te makinave go-kart, koha juaj na Zante Aqua Village do te fluturoje duke u argetuar
Kohe e lire per tu argetuar ne AquaLand deri rreth ores 18:00
➤ BANANAS BEACH:
Klienet qe nuk do te deshirojne te vizitojne akuaparkun, autobuzi do te vazhdoje udhetimin ne plazhin BANANAS BEACH (disa km larg akuparkut). Ne Bananas beach do te jete ndalesa e fundit. Kohe e lire per plazh ne deri ne 1830 dhe nisja me pas per ne hotel.
➤ KTHIMI NE ZANTE: 
*Kthimi ne hotel pasdite
Darka ne restorantin e hotelit
***Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirshem ne Zante duke frekuentuar cdo aktivitet te saj.

DITA 5: PLAZH NE ZAKYNTHOS (Tsilivi Beach)
*Mëngjesi në hotel.
*Pas mengjesit transferohemi ne Tsilivi beach
Kohe e lire per plazh deri ne oren 13:00 dhe nisja me pas per ne Tirane
Ndalesa rruges per kafe dhe kthim nga kufiri i Kakavisë.
*Mberritja ne darke fundi i sherbimit tone.

►Duhet të dini se:
👇👇👇
——————————————————

Ne cmim përfshihen:
1) Transporti vajtie – ardhje me autobuz sipas programit
2) Te gjitha shetitjet dhe transfertat ne plazhet e ishullit te Zakynthos sipas programit, cdo dite
3) Akomodimi per 4 nete ne hotel STRADA MARINA 4 YJE ne qender te Zantes, prane lokaleve, restoranteve dhe tavernave te qytetit.
4) Mengjeset dhe Darkat te cilet shtrohen bufe ne restorantin e hotelit gjate qendrimit tone ne Zakynthos
5) Perdorimi i pishines se hotelit
5) Asistence me guide shqiptare gjate gjithe udhetimit

——————————————————
Cmimet e femijeve per akomodim ne dhome me minimumi dy te rritur
Femijet 0-1.99 vjec e perfitojne paketen falas
Femijet nga mosha 2 – 11.99 vjec paguajne 199 euro

——————————————————
Ne cmim nuk perfshihen:

a) Drekat  gjate diteve te udhetimit
c) Bileta e tragetit per lundrimi ne ishujt e Zakynthos gjate dite se dyte, 25 euro/personi per te rritur
b) Biketa e hyrjes ne akuapark
e) Shezllonet gjate plazhit

——————————————————
Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotel STRADA MARINA 4 YJE ne qender te qytetit te Lefkades
——————————————————
Nisja do të bëhet ne oren 00:10 të mesnates të ditës së pare, nga sheshi Piazza (mbrapa muzeut Kombetar)
——————————————————
DOGANA
1) Per kete udhetimit per kalimin e doganes nevojitet pashaporta. Kujdes mjeti i identifikues (Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
2) Per te hyre ne shtetin e Greqise, si pjese e zones shenges, ju duhet te keni minimumi 3 muaj vlefshmeri nga datat e skadences ne pashaporte.
3) Per te hyre ne shtetin e Greqise, si pjese e zones shenge, Kujdesuni te mos keni tejkaluar rregullin e 90-diteve per qendrim pa viza ne zonen Shengen

——————————————————
SHENIME
► Akomodimi ne dhome teke (sIngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrojme
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls/apelasi, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar
►Sipas ligjeve ne fuqi, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit