Kosova

Shteti me i ri ne Europe, Kosova, eshte nje vend mahnites ne zemer te Ballkanit. Ajo i shperblen vizitoret me buzeqeshje mikpritese, qyteza malore magjepsese, mundesi pafund eksplorimi si dhe monumente te shumta kulturore dhe historike. Edhe pse tashme eshte nje shtet i konsoliduar dhe i stabiliuar, Kosova mbetet nje nga destinacionet me te virgjera ne Europe.

Pasurite natyrore ne Kosove mundesojne burime tejet cilesore per turizem. Potenciali i turizmit ne Kosove eshte i lidhur ngushte me pozicionin e saj gjeografik. Kosova ka qene prej shekujsh nje udhekryq qe prej kohes se Ilireve dhe Romakeve.

Malet ne jug te Kosoves kane potencial te larte per turizem dimeror. Nje nga resortet me interesante te skive eshte Brezovica, ne malet e Sharrit. Resorti ndodhet mes 1,700-2,500 metra mbi nivelin e detit dhe ofron kushte fantastike moti dhe bore per sezone te gjata skish nga Nentori ne Maj.

Resorti i Brezovices perbehet nga 3 hotele me 680 dhoma, 2 restorante dhe 9 teleferike skish me kapacitet transporti rreth 10,000 skijatore ne ore. Afersia me aeroportin e Prishtines (60 km) dhe ate te Shkupit (70 km), krijojne mundesi per turiste nderkombetare si dhe mund ta shnderrojne ate potencialisht ne destinacionin me te preferuar dimeror ne Ballkan.

Perpos resorteve te mesiperme, Kosova eshte pergjithesisht e pasur me male, liqene dhe lumenj dhe si pasoje ofron mundesi te mira per gjueti apo peshkim.

Edhe industria e ujrave termale ka potencial fantastik per zhvillim. Burime te shumta termale anembane Kosoves jane tejet te njohura per vetite e tyre kurative.

Prodhimi i gjere i produkteve te rralla artizanale ne Kosove, si psh Filigrami (argjendi), jane tejet interesante per turistet e huaj. Per me teper, Kosovaw ka potencialit te zhvilloje turizem kulturor me nje numer te madh pikash religjoze me vlera te paperseritshme kulturore dhe historike.

 

Translate »