Lefkada – Parga – Preveza, 3 dite, 30 Qershor, €110

►►► Per programin  5 ditor ne Lefkada klikoni KETU!

Datat e tjera te nisjeve per udhetimet 3 ditore:
► 30 Qershor – 110€/Person
► 7, 14 Korrik – 120€/Person, 21, 28 Korrik – 130€/Person
► 4, 11, 18, 25 Gusht – 130€/Person
► 1, 8, 15, 22 Shtator – 110€/Person

► Dita 1:
Nisja nga Tirana ne oren 05:00. Ndalesa të shkurtra rrugës.  Mberritja ne Parga. Vizitë në qytetin e Pargës.  Më pas vazhdojmë udhëtimin drejt qytetit te Prevezës. Vizitë në qytetin e Prevezës. Mberrijme ne Lefkada. Kohe e lire dhe darka ne hotel.

► Dita 2:
Mëngjesi në hotel. Pas mengjesit nisemi për në fshatin turistik Nidri ku na pret anija për te vizituar bregdetet me famë boterore të Lefkades. Ky udhetim zgjat rreth 8 ore dhe vizitohen:

  • Meganisi
  • Shpella Papanikoli
  • Spartohori
  • Scorpions
  • Maduri
  • Porto Kaciki
  • Kefalonia – kohe e lire per dreke (rreth 1.5 ore)

Darka ne hotel. Mbremje e lire ne lokalet prane hotelit.

Dita 3:
Mëngjesi në hotel. Nisja për në Tiranë. Gjatë kthimit nga kufiri i Kakavijës vizitojmë qytetin e Janinës, kalane e qytetit dhe nje kafe buzë liqenit.

Mbërritja në Tiranë.

Në cmim përfshihet:

  • Transporti me autobus komod. (Nuk ka zbritje ne cmim per transport individual)
  • Akomodimi në hotel Ionian Star 4* ne qender te qytetit Lefkas, prane lokaleve, restoranteve.
  • Mëngjesi dhe darka
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit.

Në cmim nuk përfshihet

  • Gjithcka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet.
  • Shëtitja me anije, opsionale €20
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Siguracioni jetës në udhetim (i këshillushëm).

Fëmijët

  • 0-2 vjec janë falas;
  • 2-12 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;
  • mbi 12 vjec paguan si i rritur.
  • nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njerin ose asnjerin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Ju bëjmë me dije se:

  • Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesen e plotë deri në 5 ditë para nisjes.
  • Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

*Personi ne dhome teke paguan 150 euro.


Me shume informacion mbi Lefkaden:

Lefkada eshte ishulli i katert me i madh i kompleksit te shtate ishujve, pavaresisht se eshte ishull ai lidhet me kontinentin me nje ure-traget te levizshem. Banohet nga 20 mije banore gjate muajve te dimrit me kryeqendren qytetin e Lefkadhes e cila banohet nga 10 mije banore.

Fshatrat turistike te ketij ishulli jane 1.Vasiliki 2.Agios Nikitas 3.Nikiana 4.Ligia-Kariotes 5. Poros 6. Nidri

Plazhet me te bukura te Ishullit jane, ne vende te pare:Egremni i cili ndodhet rreth 35 km larg qytetit te Lefkadhes dhe per dy vitet e fundit renditet si plazhi me i bukur i Greqise duke lene ne vend te dyte Porto Katsikin i cili ndodhet 45 km larg nga Lefkadha dhe per vitin 2003 ka qene ky krenaria e zones duke mbajtur vendin e pare te plazheve me te bukura ne detin Mesdhe,relievi i malor i ishullit i bene keta dy plazhe te veshtire per tu vizituar ne rruge udhetaresh po gjithashtu dhe nje veshtiresi tregojne dhe shkallet e plazheve te cilat jane te shumta 350 ne Egremni dhe 105 ne Porto Katsiki.Plazhi nr 3 Kathisma, eshte plazhi qe mund te frekuentohet me thjesht nga vizitoret ndodhet vetem 14 km larg nga Lefkadha. 4.Plazhi i Agiofilit ndodhet ne zonen e Vasilikis dhe mund te frekuentohet vetem ne rruge detare 5.Milos Beach ndodhet midis plazhit te Kthisma dhe fshatit turistik Agios Nikitas ishulli ka gjithesej me shume se 20 plazhe  nje numer shume i madh per nje Ishull qe ka vetem 80 km vije bregdetare.

Po gjithashtu ne kete ishull kaq te vogel por plote surpriza mund te gjesh dhe ujevara ne zonen e Nidris pikerisht,  kjo bukuri i ka dhene nje shtyse  personazheve te famshem  qe te zgjedhin kete zone per te investuar ne hapesira te tera per pushime familjare ,sic eshte nje nga Greket me te pasur te te gjitha koherave Aristotelis Onasis I cili ka blere ishullin e Skorpiosit ne zonen e Nidris.Tani ishulli u shit nga mbesa e tij Athina Onasi tek miliardieri Rus, Dimitri Robolovlef po gjithashtu dhe nje tjeter miliarder Rus, Roman Abramovic ka vendosur qe te investoj disa nga kursimet e tij ne kete zone te detit Jon i cili ka blere 3000 dynym toke ne ishullin e Meganisit i cili ndodhet perball Skorpiosit.

Translate »