Janine – Meteora 2 Dite per €55!

KY UDHETIM DO TE REALZIOHET NE DATAT E NISJEVE SI ME POSHTE ►22 Prill! ►29 Prill! ►6 MAj! ►13 MAj! ►20 MAj! ►27 MAj!

Dita Pare: JANINE

  • Nisja nga Tirana ne oren 05:00 nga sheshi Piazza drejt te Janines
  • Ndalesa gjate rruges per kafe dhe pushim.
  • Pas kalimit te pikes kufitare te Kakavijes, destiancioni i pare qe do te vizitojme eshte qyteti i Janines.

Janina eshte qyteti me i madh i Epirit dhe qendra e pazarit dhe argetimit ne kete zone. Ai shtrihet buze liqenit Pamvotis qe i jep nje bukuri te vecante. Turi do te filloje me qytetin e vjeter te Janines ku do te vizitojme kalane e Janines, xhamine Asllan Pasha, xhamine Fethiye, varrin e Ali Pashes dhe muzeun Bizantin. Vazhdojme turin drejt liqenit te famshem Pamvotis ku do te marrim anijen dhe do te vizitojme ishullin e Janines i cili ndodhet ne mes te liqenit. Ne ishull do te vizitojme shtepine e Ali Pashes dhe kohe e lire per shetitje ne rruget me kalldrem.

  • Pas vizites se Janines, nisja per ne Kallabaka dhe sistemi ne hotel me 3 yje. Kohe e lire per te pushuar.
  • Mbasdite ne shoqerine e guides, vizite e qyteti te Kallabakes.
  • Darka ne restorantin e hotelit..

Dita Dyte: METEORA

  • Mengjesi në hotel.
  • Pas mengjesit nisemi per te vizituar Meteoran, e famshme per peisazhet magjike natyrore dhe manastiret ne maje te shkembinjve. Vete fjala Meteora do te thote “pezull ne ajer”, ose ne “qiell” dhe ate pershtypje te japin kur i sheh nga afer.
  • Vizitë panoramike e 6 prej manastireve më të famshëm të Meteorës. zonës më të bukur në Greqi qe shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. Vizitimi i qytetit te Meteores do te jete nje eksperience  qe do mbetet gjate ne kujtesen tuaj.
  • Pas vizitimit te Meteores, udhetojme drejt Kosturit. Ndalese per vizite te qytetit dhe dreke.
  • Pas drekes ne Kostur, nisja drej Tiranes. Ndalesa rruges per kafe dhe kthimi ne Tirane ne darke vone.

———————————————
Ne cmim 55 euro përfshihen:

• Udhëtimi vajtje – ardhje dhe te gjjitha shetitjet sipas programit
• Akomodimi në hotel 3 yje ne qytetin e Kallabakes (Meteora)
• Mëngjesi dhe darka ne restorantin e hotelit
• Shëtitjet në Janine, liqenin Pamvotis dhe Meteora (sipas programit).
• Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit.

———————————————–
► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotel ne qender te Kallabakes (Meteora)

► Nisja do të bëhet në orën 05:00 të mengjesit të ditës së pare, nga sheshi piazza (mbrapa muzeut Kombetar)

——————————————————
► Pajisje dhe veshje për një guidë sa më komode:

1) Pashaporta  per kalimin e doganes. Kujdes mjeti identifikues (Pashaporta ose ID) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer.

——————————————————–
► Ne cmim nuk perfshihen:

1) Dreka gjate diteve te udhetimit

2) Bileta per hyrjet ne muze

3) Opsionale pagesa e tragetit (4 euro vajtie – ardhje).
SHENIM: Lundrim me traget eshte opsional. Ju mund te zgjidhni ose jo te vizitoni ishullin e Janines.

Translate »