Udhetim ne Tanzani

6 Dite te Paharrueshme ne 🐘TANZANI 🦁

Arusha – Parku Kombetar Liqeni Manyara – Serengeti Qendror – Krateri Ngorongoro
6 Dite / 5 Nete
1 – 8 Persona

Vlefshmeria: Gjate gjithe vitit 2017

Permbledhje

Akomodimi Destinacioni Nete Trajtimi
Palace Hotel Arusha Arusha 1 B&B
Lake Manyara Serena Safari Lodge Lake Manyara National Park 1 FB
Serengeti Sopa Lodge Central Serengeti 2 FB
Ngorongoro Sopa Lodge Ngorongoro Crater 2 FB

B&B: Fjetje me mengjes
FB: Fjetje me mengjes, dreke dhe darke.

Dita 1 – Palace Hotel Arusha

Arusha

Arusha eshte qyteti me i famshem per safari ne Tanzani. Ndodhet ne kembet e malit Meru, afer malit Kilimanxharo dhe parqeve kombetare te Manyaras, Tarangires dhe Ngorongoros. Serengeti eshte vec nje udhetim i shkurter larg. Ne veri, ne shpatet e malit Meru ndodhet Parku Kombetar i Arushas. Per shkak te klimes se bute, Arusha eshte nje destinacion i pershtatshem per tu shlodhur nje apo dy dite pas safarit.

 

Itenerari i Dites

Pas mberritjes ne aeroportin e Kilimanxharos dhe kryerjes se procedurave doganore dhe formalitetet kufitare, do te takoheni me perfaqesuesin tone dhe do te transferoheni per ne Arusha. Akmodim dhe fjetje me mengjes ne hotel.

Dita 2 – Liqeni Manyara Serena Safari Lodge, Liqeni Manyara National Park

Parku Kombetar Liqeni Manyara 

Me Liqenin ne Lindje dhe rrepirat e Manyaras ne Perendim, Parku Kobetar Liqei Manyara ofron pamje mahnitese dhe nje varietet te gjere habitatesh. Pyje me akacie, pyje ujore, kodra me baobabe, burime te vijezuara nga algat, keneta si edhe vete liqeni – dhe fal ketyre Parku i vogel eshte ne gjendje te strehoje nje numer te madh kafshesh si dhe shpendesh magjepses. Manyara ka perqendrimin me te madh te babuineve ne te gjithe boten si dhe luanet ne kete zone jane te famshem per kacavjerrjen ne peme.

 Itenerari i Dites

Pas nje mengjesi te hershem do te nisemi per ne Parkun Kombetar Liqeni Manyara dhe do te mberrijme ne hotelin me shtepiza rreth ores se drekes. Gjate pasdites do te ngasim neper park dhe me pas do te darkojme dhe do te flem ne hotel, ne dhome standarte me sherbim FB.

Dita 3: Serengeti Sopa Lodge, Serengeti Qendror

Sernegeti Qendror

Serengeti, se bashku me Parkun Maasai Mara te Kenias, formojne parkun me te famshem ne Afrike persa i perket jetes se kafsheve te egra. Imazhi i pemeve te akacias ne pllaja pafund me bar eshte epitoma e Afrikes per shume prej nesh, shtoni ketu dhe nje luftetar Maasai me disa gjedhe dhe biseda s’ka nevoje te vazhdoje me tej… Migracioni i pervitshem i antilopave permes Serengetit dhe Maasai Maras eshte levizja me e madhe e gjitareve ne planetin tone – mbi nje miljon kafshe qe ndjekin shirat. Por pamjet spektakolare nuk mbarojne ketu; tufa te medha luanesh, elefantesh dhe xhirafa ne tokat me bar, gazelat dhe elandet e shume shume te tjera. Perpos mjeteve tradicionale per safari dhe ballonat me ajer te ngrohte mbi pllajat e Serengetit, ju mund edhe te kaleroni per nje eksperience sa me origjinale.


Itenerari i Dites

Mengjes ne hotel dhe me pas shkojme ne Parkun Kombetar Serengeti – kthimi ne oren e drekes. Pasdite shkojme ne Seronera ne Serengetin Qendror – Ky park madheshtor permban cdo kafshe te imagjinueshme – nga grabitqaret e medhenj si luani, leopardi dhe chita, deri te preja e tyre, kafshet me te vogla barngrenese. Darke dhe fjetje ne hotel ne dhome standarte.

Dita 4: Serengeti Sopa Lodge, Serengeti Qendror

Sernegeti Qendror

Serengeti, se bashku me Parkun Maasai Mara te Kenias, formojne parkun me te famshem ne Afrike persa i perket jetes se kafsheve te egra. Imazhi i pemeve te akacias ne pllaja pafund me bar eshte epitoma e Afrikes per shume prej nesh, shtoni ketu dhe nje luftetar Maasai me disa gjedhe dhe biseda s’ka nevoje te vazhdoje me tej… Migracioni i pervitshem i antilopave permes Serengetit dhe Maasai Maras eshte levizja me e madhe e gjitareve ne planetin tone – mbi nje miljon kafshe qe ndjekin shirat. Por pamjet spektakolare nuk mbarojne ketu; tufa te medha luanesh, elefantesh dhe xhirafa ne tokat me bar, gazelat dhe elandet e shume shume te tjera. Perpos mjeteve tradicionale per safari dhe ballonat me ajer te ngrohte mbi pllajat e Serengetit, ju mund edhe te kaleroni per nje eksperience sa me origjinale.


Itenerari i Dites

Do te kalojme gjithe diten duke udhetuar neper park, i cili eshte i pasur me shume specie te ndryshme kafshesh. Per nje shans me te mire per te pare felinet e medhenj si luani, leopardi dhe gepardi, do te drekojme ne formen e piknikut dhe do ta kalojme gjithe diten ne Parkun Kombetar te Serengetit. Darka dhe fjetja ne hotel ne Serengeti.

Dita 5 – Krateri Ngorongoro

Krateri Ngorongoro 

Krateri Ngorongoro do t’ju mahnise me pamjet e jetes se eger, madje nuk eshte habi qe ky destinacion eshte nje nder asat nen menge qe Tanzania u ofron vizitoreve. Brenda kraterit zhvillohet nje drame e perditshme teksa tufat e medha me zebra dhe antilopa kullosin bar prane luaneve, leopardeve, elefanteve dhe rinoceronteve te zinj. Drama vazhdon edhe jashte kraterit por ne permasa me te zgjeruara si dhe me barinjte Maasai ne gjithe kete perzierje natyrore.

Itenerari i Dites – Tur ne Kraterin Ngorongoro

Zbresim ne krater per nje gjysem dite apo nje dite te plote per te vizituar Ngorongoron, e cila konsiderohet nga shume njerez si Mrekullia e Tete e Botes. Shpatet e kraterit jane rreth 600 metra te larte dhe dyshemeja shtrihet ne 265 Km2, nje pamje vertet mahnitese. Perman nje lum, disa keneta, nje liqen sode plot me flamingo, nje pyll dhe pllaja te hapura. Nje Arke Virtuale e Noas, krateri eshte shtepia e pothuajse cdo specie te eger indigjene ne Afriken Lindore, perfshire ketu gazelen, elefantin, luanin, leopardin, gepardin, rinoceerontin, buallin, antilopen, zebren dhe shume hipopotame. Shqiponjat, lejleket dhe qindra specie te tjera shpendesh jetojne ne kete zone spektakolare.

Dita 6: Kthimi

Itenerari i Dites

Nisemi ne mengjes per ne Arusha dhe mberrijme per dreke ne Coffee Lodge. Me pas shoqerim per ne aeroport per te marre fluturimin e kthimit per ne Tirane. Tashme keni pare pamje spektakolare dhe keni krijuar memorje te paharrueshme – thjesht mbyllni syte dhe ndjeni ngrohtesine e diellit Afrikan ne lekuren tuaj, thithni aromen e borzilokut te eger ne ajrin e fresket te mbremjes, dhe degjoni hungerimat e largeta rrenqethese te luaneve ne perendim…

Cmimi per Person – US$

1 Pax 2 Pax 3 Pax 4 Pax 5 Pax 6 Pax 7 Pax 8 Pax SRS
KULMI I SEZONIT
01.01 – 28.02
01.06 – 31.10
22.12 – 31.12.2017
5,345 4,606 4,359 4,236 4,162 4,113 4,078 4,051 247
SEZONI I LARTE

01.03 – 31.03.2017
01.11 – 21.12.2017

5,033 4,293 4,047 3,923 3,849 3,800 3,765 3,739 237

SEZONI I ULET

01.04 – 31.05.2017

4,654 3,914 3,668 3,544 3,471 3,421 3,386 3,360 79

*SRS – Single Room Supplement
Cmimi perfshin:

  • Fluturim Tirane – Kilimanxharo – Tirane
  • Pritje dhe asistence nga perfaqsuesi yne ne aeroportet perkatese.
  • Akomodim dhe vaktet sipas itenerarit.
  • Aktivitetet sipas itenerarit
  • Transporti tokesor me shofer/guide anglishtfolese.
  • Kostot e mirmbajtjes se Parqeve dhe kostot e aktiviteteve ekstra.

Cmimi nuk perfshin:

  • Viza (50$ per person)
  • Siguracioni i shendetit dhe vaksinimet
  • Shpenzimet personale.
Translate »