Vizite turistike ne Zvicer

28 Prill – 01 Maj 2017

28/04/2017 – Nisja me avion ne oren 06.30 per ne Milano. Nisja me autobus ne drejtim te Gjeneves. Gjate rruges do te vizitohet qyteti alpin i Crans-Montanes: qendra e qytetit dhe e stacionit turistik. Pasdite mbrritja ne Gjeneve. Vizite e qendres historike te Gjeneves : shatervani i famshem, kopshti anglez, lagja e OKB etj. Vizite e qendres historike te Annecy e quajtur « Venecia e Alpeve »: le palais de Isle, shetitje pergjate kanalit dhe brigjeve te liqenit. Akomodimi ne hotel ne Annecy.

29/04/2017 – Vizite e Lausanne-es: qendra historike, katedralja Notre Dame dhe shetitorja ne Ouchy, buze liqenit Leman. Vizite e Bernes: qyteti i vjeter, sheshi para Parlamentit, ora e qytetit etj. Do te vizitohet qyteti i Interlaken ne kembe te malit Jungfrau. Akomodimi ne hotel ne Zyrih.

30/04/2017 – Vizite e kaskadave te Rhinit ne Schaffhausen. Vizite e qendres historike te Zyrihut: katedralja Grossmunster dhe brigjet e lumit Limmat. Ngjitja me tren ne nje pike malore (pagese ekstra). Vizite e qendres historike te Lucernes: urat e mbuluara mbi lumin Reus dhe luani i plagosur. Akomodimi ne hotel ne Zyrih.

01/05/2017 – Nisja ne drejtim te Luganos. Gjate rruges do te vizitohet qyteti Bellinzona, qendra e kantonit te Tiçinos. Do te vizitohet keshtjella Castelgrande, si dhe nje pjese e fortifikimeve te qytetit te vjeter. Vizite e qytetit te Luganos: shetitje ne brigjet e liqenit dhe ne parkun Ciani. Me pas do t’i drejtohemi aeroportit te Malpensas per te marre avionin ne oren 19.30 per ne Tirane.

Cmimi: 599 Euro per person

Ne cmim perfshihen:

  • Udhetimi me avion dhe autobus komod, shetitjet dhe vizitat ne te gjitha qytetet,
  • Fjetja dhe mengjesi ne hotel. Guida ne shqip gjate te gjithe udhetimit.
  • Siguracioni shendetesor dhe asistenca gjate te gjithe udhetimit.

 

Translate »