Udhetim ne Marok

Maroku eshte nje portal per Afriken, nje vend me diversitet mahnites. Ketu gjenden vargmale spektakolare, qytete te lashta, shkretetira pa fund - dhe nje mikpritje e ngrohte.

Marrakech & Essaouira Tour

Dita e 1 – Mberritja ne Marrakech

Pas fluturimit nga Tirana per ne Marok, mberritje ne Marrakesh. Pritja ne aeroport nga perfaqsuesi i agjensise tone dhe me pas transferim per ne riad (hotel i ngjashem me shtepi te maddhe, me oborr te madh te brendshem, te famshme ne Marok), ne qytetin e vjeter ose ne hotel ne Marrakesh, i cili eshte 15 minuta larg aeroportit te Menaras.

Dita e 2: Vizite ne Marrakesh, ne medina (qyteti i vjeter) dhe neper suke (tregje vendase)

Marrakeshi, i quajtur ndryshe “Perla e Jugut”. Vizitohen Monumentet e Saadianeve, te shekullit te 16, Muzeu i Artit Maroken “Dar Si Said”, Kopshtet Aromatike te Menaras, Minareja e Koutoubias si dhe Pallati i Mrekullueshem i Bahias, me mozaiket e tij fantastike, oborret e medha dhe shatervanet e reres. Pas dreke kohe e lire ku mund te vizitoni Sheshin Djemma-El-Fna ku fallxhore, akrobate, shitesa ambulante dhe magjistare me gjarperinj japin nje shfaqje pa fund. Ne mbremje darke festive ne restorantin Le Comptoir, perpara se te kthehemi ne riad/hotel per te kaluar naten.

Dita e 3: Nga Marrakesh per ne Malet Atlas (Tur i sugjeruar ditor)

Pas 48 oresh ne Marrakeshin e ngarkuar, ndoshta jeni duke kerkuar pak qetesi, te shikoni natyren perreth, kodrat, fshatrat dhe tregjet Berbere, fusha te gjelberta, lugina te pasura dhe majat e Maleve Atlas te zbardhura nga bora. Turi i sugjeruar ditor nga Marrakeshi per ne Malet Atlas fillon me nisjen nga riadi/hoteli ne oren 08:30 dhe pas 40 minutash udhetim, gjithcka do t’ju shpaloset ndryshe nga cfare perjetuat ne Marrakesh. Mund te ndaloni ne ndonje prej tregjeve lokale ose te ngjiteni per ne mal me guide ose te shijoni nje vakt ne nje per shtepive te vendasve. Pasdite kthehemi ne riad/hotel ne Marrakesh. Mund te deshironi te darkoni ne nje restorant tradicional Marroken kete mbremje.

Dita e 4: Marrakech  – Qyteti Bregdetar Essaouira

Pas mengjesit nisemi per ne Essaouira per 2 nete te tjera qendrimi ne nje riad ne qytetin e vjeter. Essaouria njihet gjithashtu edhe si Qyteti Portugez dhe eshte nje qytet i vogel i kendshem ne veri te Agadirit. Udhetimi nga Marrakeshi ne Essaouira zgjat rreth 2 ore e 30 min. Vlen te permendet qe ne Essaouira jane luajtur edhe pjese te sezonit te 3-te te serialit me te ndjekur ne bote, Froni i Shpatave (Game of Thrones).

Dita e 5: Nje dite ne Essaouira / Tregjet & Rrugicat

Sot mund te kaloni diten duke vizituar tregjet, lagjen e Hebrenjve ku do mund te shihni punimet artizanale, sidomos ato prej druri te Thuyas i cili rritet ne kete zone. Mund edhe te shijoni frutat e detit ne nje restorant te vogel, pasi ti keni zgjedhur vet ato nga tregu i peshkut. Afer perendimit sugjerojme qe te shkoni ne veranden e Cafe Taros nga ku mund te soditni oqeanin dhe te shijoni nje pije. Perndryshe, Essauira eshte nje perle e fshehur per sportet e ujit apo aktivitete te tjera aventurore si motorrat quad, xhiro me kal apo me deve. Plazhet e Essaouires jane te ftohta pergjate gjithe vitit prandaj per nje plazh me te ngrohte dhe me te mire, preferohet Sidi Kaouki, rreth 12 km ne jug.

Dita e 6: Essaouira – Marrakech

Koha e takimit me shoferin eshte fleksibel. Nisemi per ne Marrakeshin e ngarkuar pasi kemi kaluar pak dite ne qytetin e vogel dhe te qete te Essaouiras. Do te shkojme ne hotel ne qytetin e vjeter ku do te qendroni per 2 netet e fundit te udhetimit tuaj. Kohe e lire per te eksploruar Marrakeshin, i cili eshte krejt ndryshe nga qytetet e tjera, plot ngjyra, gjalleri, “zhurma”. Senset tuaja do te mahniten. Vishni babushet (shapka tradicionale) dhe kridhuni per nje eksperience sa me autentike.

Dita e 7: Nisje per ne aeroportin e Marrakeshit.

Cmimi per person ne dhome dyshe – 1,299 EUR!!!*

*Cmimi eshte i ndryshueshem ne varesi te biletes se fluturimit dhe nr te pjesmarresve.

Cmimi perfshin:

  • Biletat e fluturimit Tirane – Marrakesh – Tirane
  • Transport me mjet te licensuar 4×4 ose minibus me kondicioner pergjate gjithe udhetimit.
  • Shofer/shoqerues anglishtfoles dhe shoqerues shqiptar (ne rast grupi).
  • Akomodim ne hotele apo riade tipike Marokene.
  • Trajtim Half Board (vegjetarianet jane te mirepritur)
  • Mundesi per akomodim alternativ kundrejt pageses ekstra.
  • Hyrjet per ne monumntet e Bahia Palace & Medrassa Ben Youssef – Shkolle Kurani
  • Taksat vendase

Cmimi nuk perfshin:

  • Drekat dhe pijet.
  • Bakshishet
Translate »