Tur degustimi vere në Rahovec – Bodrumi i Vjetër.

Ne zemer te zones vere-prodhuese te Rahovecit ndodhet kantina "Bodrumi i Vjeter". E themeluar ne 1953 si nje ndermarrje shteterore, u privatizua me 2006 dhe tashme eshte transformuar ne nje stabiliment lulezues me teknologji moderne te kohes se fundit.

Vizita minimaliste ne Bodrumin e Vjeter perbehet nga nje historik permbledhes mbi kantinen, mbi artin e kultivimit te hardhive te rrushit ne trevat e Rahovecit, degustim i disa prej vererave me te mira te kesaj kantine si dhe nje shetitje ne qytetin e vogel dhe te bukur te Rahovecit.

Ne varesi te kerkeses tuaj, degustimi mund te kombinohet edhe me shijim produktesh vendase si djathe kackavall, proshute dhe kulac ose te shnderrohet ne nje dreke te mirefillte te kendshme me gatime tradicionale pula te pjekura, fli furre apo edhe qingja zone te pjekur.

Cmimi per person per grup ~15 persona – 25 EUR/person*.

*Cmimi eshte per degustim te thjeshte, pa ushqim. Per paketat me ushqim ju lutemi te na kontaktoni.

Per grupe me te medha mundesohet zbritje e cmimit.

Vizita mundesohet edhe me transport individual.

Cmimi perfshin transport, vizite ne kantine, degustimin sipas paketes perkatese dhe shoqeruesin pergjate udhetimit.

Translate »