Pushime ne Marina di Rossano ne Italine e Jugut

Marina di Rossano Club Village

Ne Marina di Rossano Club Village ka vend per te gjithe… Relaks dhe argetim jane kryefjala e dites. Lereni veten te lire dhe ndiqni programin e ngarkuar me aktivitete te pergatitura cdo dite nga stafi i resortit; argetim me lojra dhe kercim, delikatesa gastronomike te krijuara nga shefi i kuzhines, sporte ne rere apo ne fushat e tjera sportive multifunksionale.

Club Village ndodhet ne breg te detit, vetem 2 km nga qendra e qytetit dhe 6 km nga qendra historike e Rossanos. Ky qytet eshte kaq i njohur per bukurine e tij bizantine sa qe konsiderohet si nje nga qendrat me te bukura historike ne Itali. Rrethinat jane te pasura me burime natyrore keshtu qe mund te organizohen ekskursione ne male dhe ne fshatra, per te vizituar ferma me prodhime organike per te shijuar veren fantastike apo gatime tradicionale te zones.

Marina di Rossano Club Village ofron per klientet e saj nje pushim te rrethuar nga ngjyrat dhe aromat e natyres. Mund te shijoni atmosferen e paharrueshme te resortit, duke perfituar nga asistenca e stafit dhe gatishmeria e tyre per t’ju sherbyer. Me pas ngelet ne doren tuaj nese do te doni te shijoni pushimet te pashqetesuar nen hijen e ekualipteve, te mahniteni nga perendimi fanstatik apo te beni nje shetitje me kal pergjate plazhit. Mund edhe te argetoheni me skuadren e animacionit duke marre pjese ne lojrat e tyre apo ne aktivitetet e kercimit.

Cmimet sipas periudhave:

Periudha Vileta Bilocale Trilocale Standart Trilocale Superior
3/6 – 24/6  € 449  € 469  € 489  € 589
24/6 – 15/7  € 549  € 599  € 619  € 719
15/7 – 29/7  € 679  € 729  € 749  € 849
29/7 – 05/08  € 799  € 849  € 869  € 919
05/08 – 12/08  € 849  € 899  € 919  € 969
12/08 – 19/08  FULL  € 1,200  € 1,300  1380 – Full
19/08 – 26/08  FULL  1050 – Full  1150 – Full  1250 – Full
26/08 – 02/09  € 569  € 619  € 649  € 699
02/09 – 09/09  € 449  € 469  € 489  € 589

 

Cmimet jane per apartament per 1 jave, me check-in  diten e Shtune ne oren 17:00 dhe check out perseri ne diten e Shtune ora 10:00. Te gjitha apartamentet jane te mobiluara dhe te kompletuara edhe me ene kuzhine. Cmimet jane me TVSH te perfshire. Taksa turistike prej 1 EUR ne dite per personat mbi 16 vjec nuk eshte e perfshire. Ne cmim perfshihet nje set carcafesh por nuk perfshihen peshqiret e trupit. Cdo nderrim carcafesh gjate periudhes se qendrimit kushton 4 EUR per person.

Per periudhen 05/08 – 26/08, cmimit te akomodimit i shtohet dhe Club Card e cila kushton 40 EUR per person dhe 20 EUR per femijet nga 3-15 vjec. (Karta perfshin aksesin ne pishina, animacion, aktivitete sportive, parking, plazh privat etj…)

Viletat jane nga 30 m2, 2 dhoma gjumi, nje dopjo dhe nje me dy krevate teke, banjo me dush, sallon me kuzhine gatimi si dhe verande e mbuluar, kondicioner, TV.

Apartamentet Bilocale jane nga 40 m2, perbehen prej nje dhome dopjo dhe nje dhome me 2 krevate teke, banjo me dush, kuzhine gatimi, verande e mbuluar, kondicioner, TV.

Apartamentet Trilocale jane nga 50 m2, kane nje dhome dopjo, nje dhome me dy krevate teke, si dhe sallon ndejtje me kuzhine gatimi dhe divan te konvertueshem ne krevat, TV, banjo me dush. Apartamenti mund te jete ne katin perdhes ose katin e pare, ne te dyja rastet eshte i pajisur me kondicioner.

Cmimet per sherbimin FULL BOARD

Periudha Te Rritur Femije
24/06 – 29/07  € 450.00  € 260.00
29/07 – 05/08  € 500.00  € 320.00
05/08 – 12/08  € 550.00  € 370.00
12/08 – 19/08  € 650.00  € 400.00
19/08 – 26/08  € 550.00  € 380.00
26/08 – 09/09  € 450.00  € 260.00

 

Cmimet jane per person, per jave dhe perfshijne:

Pije mireseardhje. Trajtim Full Board: mengjes, dreke dhe darke, pijet te perfshira, vere dhe uje)

Dhomat rregullohen perdite, carcafet nderrohen nje here ne jave. Akomodimi nuk mund te ofrohet perpara ores 17:00 si dhe dorezimi i apartamentit nuk mund te kryhet pas ores 10:00 ne diten e kthimit.

Sherbimi Full Board shitet se bashku me Club Card.

Translate »