Krishtlindje ne Dubrovnik per 89 EUR!

KRISHTLINDJET NE DUBROVNIK

Pavaresisht nese jeni duke e vizituar Dubrovnikun per here te pare apo te njeqindte, ndjesia e mahnitjes sa here qe derdhni shikimin mbi qytetin e vjeter, nuk do te mungoje kurre.

 AKOMODIM NE HOTEL GRAND PARK 4*  Cmimi €89 / 2 nete akomodimi.

Dita 1:

Nisja ne oren 06:00 te mengjesit. Pas kalimit te pikes doganore Hani i Hotit ndalese e shkurter ne Ujvaren e Podgorices ku do te shijojme kafen e mengjesit ne bukurite qe natyra ofron. I drejtohemi Budves (qyteti me turistik i bregdetit te Malit te Zi, atje mund te shikoni Kalane e Qytetit te Vjeter dhe Portin e qytetit pjese te cilat priten te behen pjese e pasurive historike te UNESCO-s. ( Kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative Sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem). Pas ketij pushimi te kendshem, drejtimin do ta marrim per ne kufirin Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me traget ne Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit Kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut. Darka dhe Akomodimi ne hotel.

 

 

Dita 2:

DUBROVNIK. Pas mengjesit ne hotel  fillojme vizitat ne qytetin e vjeter te Dubrovnikut. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut.  Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita perfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin  Onofrio,  Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit.Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001. Pasdite kohe e lire per Shopping. Darka dhe Akomodimi ne hotel.

Dita 3:

DUBROVNIK – CAVTAT – KOTOR – TIRANE. Pas mengjesit ne hotel nisemi per te vizituar qytetin e Cavtatit. Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire. Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt  Kotorrit. Vizite panoramike ne Kotorr: Kotorri eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.  Aty do kemi mundesite shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes. Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt Shqiptar.

Ne cmim perfshihet:

– Akomodimi ne Dhome Klasike ose Superiore
– Mengjesi dhe darka
– Pishina, Sauna, Fitness, Wi-Fi
– Check in kur te deshironi – Check out ora 12:00
– Wi-Fi & Parkim Falas
-Taksa e Qytetit
Femijet 0 – 2.9 Vjec Falas! 3 – 11.9 vjec 50% te shumes

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes:

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Translate »